Getta Beqa “pushton” Spanjën – fiton në kategorinë IFBB ELITE PRO

23:05 / E shtunë, 26 Maj 2018

Getta Beqa shpallet kampione, fiton kupën në Madrid. Ajo sonte në Madrid ka arritur të ze vendin e parë në garën e fitnesit “IFBB ELITE PRO” në kategorinë Wellness Fitness.

Geta përfaqësoj Kosovën në kategorinë Wellens Fitness, në garat e fitnesit “IFBB ELITE PRO” të cilat u mbajten në Madrid nga 26-27 maj.

Kjo nuk është pjesëmarrja e saj e parë në garat ndërkombëtare të fitnesit që mbahen në Spanjë dhe duket se paraqitja, imazhi e suksesi i saj ndërkombëtar, ka bindur drejtuesit e këtij shteti iberik të lënë menjëanë bindjet e tyre politike karshi Kosovës.

Vitin e kaluar, Geta arriti të dalë e para në kampionatin botëror dhe atë evropian .Suksesi i arritur ka bërë që garuesja Kosovare të merr edhe oferta të ndryshme për të stërvitur sportistë anembanë globit.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400