Gjendje lufte në derbin Partizan – Zvezda: 17 të lënduar, një në gjendje të rëndë

11:15 / E enjte, 14 Dhjetor 2017

 

Përplasjet e dhunshme kanë ndodhur në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Partizanit dhe Zrvena Zvezda që përfundoi me rezultat 1:1
17 të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ky është bilanci i dhunës që shpërtheu mes tifozëve në derbin e Beogradit, Partizan – Crvena Zvezda

Dhuna mësohet se nisi në momentin kur disa mbështetës të Crvena Zvezdas kaluan në një nga sektorët ku ishin akomoduar ultrasit e Partizanit, e pikërisht pas reagimit të këtyre të fundit situata për disa momente doli jashtë kontrollit.

Ndeshja u ndërpre për 10 minuta, kohë gjatë së cilës tifozëritë dhuruan “spektakël” me përplasjen mes tyre, duke i detyruar forcat e rendit të ndërhynin dhunshëm për të shmangur më të keqen.

Mësohet se janë arrestuar disa nga ultrasit që konsiderohen shkaktarë të këtij sherri masiv.

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400