Godet mbreti Joshua, e anulon duelin me ish kampionin dhe vë kushte për amerikanin: Nuk leh, vetëm kafshoj

00:42 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

Triumfi spektakolar i Anthony Joshua ndaj Wladimir klitshkos dhe rekordi prej 20 duelesh – të gjitha të fituara me nokaut, bëri që Anthony Joshua shpejt të bëhej boksieri më i famshëm në botë.

Kjo nxiti interesimin e shumë boksierëve të kategorisë së rëndë për tu përballur me të, ndërkaq të gjithë lëshuan deklarata kundër kampionit, i cili të hënën iu përgjigj të gjithëve duke u treguar kush është “mbreti i boksit”.

Joshua ka bërë të ditur se tashmë nuk planifikon të i ofrojë duel Tyson Furyt në të ardhmen e afërt, dhe se me Deontay Wilder përballet vetëm nëse arrihet marrëveshja financiare e kënaqshme për të, në të kundërtën do të organizojë duele me boksierë të tjerë, përcjellë GazetaMetro.net

Tani, në njërën anë të gjithë kërkojnë të luftojnë kundër tij, e në anën tjetër të gjithë kanë lëshuar deklarata madje edhe fyese.

Për të keq befasoi bashkëkombësi Tyson Fury, të ciklit i kishte premtuar një duel për titullin e kampionit me qëllim të e ndihmonte rikthimin në boks.

Joshua ka bërë të ditur se përballja ishte planifikuar në prapaskenë me qëllim të ndihmonte Fury’, që u gjend në depresion pasi iu morr licenca e boksit.

Mirëpo, sulmet dhe fyerjet e Tyson Furyt kohëve të fundit në rrjete sociale, duket se do t’i kushtojnë shtrenjtë. Joshua ka vendosur të mos i ndihmojë duke i ofruar luftë të drejtpërdrejtë për titullin e kampionit.

“Kur unë u përballa me Klitschkon, ai nuk shkruante në rrjete sociale se ‘dua të luftoj më Anthonyn’, në punuam pas dyerve të mbyllura, u morëm vesh dhe pastaj e njoftuam publikun”, ka thënë Joshua.

“Kështu punon një profesionist i vërtetë. Tani kanë ndërruar kohërat dhe nuk kam më respekt për sportistë të tillë. Njerëzit do të kërkojnë të luftojë ty, kur je mbret i sportit tënd. Mua më mbetet të e mbroj kurorën time”, deklaroi kampioni i botës në kategorinë super të rëndë – versionin IBF dhe WBA.

Ai më tutje ka shpejguar se fyerjet publike që Fury ia ka bërë përmes rrjeteve sociale e shtynë të marrë këtë vendim.

“Nganjëherë kur që qen leh shumë herë, qeni tjetër duhet të e kafshojë në mënyrë që ai qeni tjetër të e fus bishtin ndërmjet këmbëve. Dhe këtë duhet bërë me Tyson Furyn nganjëherë. Kjo është e tëra, vetëm duhej të kafshoja edhe unë”, vazhdoi anglezi 28 vjeç.

“Nuk jam ndër ata qen që rri në kopsht duke lehur me orë të tëra, unë një herë bërtas dhe mbaron. Deri sa të kemi duel nuk dua të bërtas me ditë e muaj të tërë”, u shpreh Joshua.

Ndërsa duke folur për duelin e madh kundër Deontay Wilder që pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm ai tha se “vetëm shpresoj që mund të e bjmë të mundshme që kjo të ndodh”.

“Nëse jo, unë vazhdoj të boksoj dhe do të ketë duele”, përfundoi Joshua.

Kjo deklaratë për Wilder, vjen vetëm disa ditë pasi përfaqësuesit e dy boksierëve u takuan për të aranzhuar një duel. Por, kërkesa e Wilder të merrte 50 përqind të fitimeve nuk pranohet nga Joshua. Nromale, duke parë që anglezi tashmë është emri numër 1 në boks.

Kurse, Tyson Fury e kishte përqeshur stilin e boksit që e aplikon Joshua duke u shprehur i sigurt se do e përplas përtokë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400