Goli i fitores ndaj Juventusit shkaktoi tërmet në Napoli

00:21 / E mërkure, 25 Prill 2018

 

Napoli e rihapi garën për titullin kampion në Serie A të Italisë me fitoren ndaj Juventusit si mysafir në Torino këtë fundjavë.

Me golin e mbrojtësit Kalidou Koulibaly në minutat e fundit, skuadra e Maurizio Sarrit iu afrua në një pikë ‘Zonjës së Vjetër’, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.

Ndërkohë, Qendra Seizmologjike Euro-Med (EMSC) me bazë në Francë ka regjistruar një lëvizje të madhe tektonike në qytetin e Napolit, pikërisht në momentin kur ishte shënuar goli i fitores që gëzoi napolitanët.

Matësi seizmologjik në lagjen Fuorigrotta të Napolit regjistroi ‘lëvizje të rëndësishme të tokës’ në një kohë që korrespondon me kohën pas shënimit të golit nga Napoli ndaj Juventusit.

Tërmeti i regjistruar në Napoli që tashmë është emëruar ‘Koulibaly’

Gjithashtu, interesant është fakti që tërmeti është regjistruar në qytetin e Napolit, por ndeshja Juventus-Napoli është luajtur në Torino, që do të thotë se një shumicë dërrmuese e banorëve të qytetit të Napolit ishin duke pritur fitoren e skuadrës së tyre.

Me këtë fitore, Napoli shtoi gjasat për titull pasi kalendari favorizon shumë ata në krahasim me Juventusin që ka ndeshje të vështira kundër Interit e Romës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400