Griezmann akoma inat ndaj Ronaldos: Ky futbollist do ta fitoj Topin e Artë (Foto)

00:18 / E premte, 19 Maj 2017

 

Futbollisti francez, Antoine Griezmann mendon se Gigi Buffon është kandidati potencial për ta fituar çmimin e Topit të Artë.

Sulmuesi i Atletico Madridit ishte i nominuar në treshën e më të mirëve, ku Cristiano Ronaldo doli fitues për vitin 2016.

Por, gjysmëfinalisti i Ligës së Kampionëve thotë se Buffon duhet ta fitoj Ligën e Kampionëve për t’u bërë lojtari më i mirë në botë.

“Juventusi duhet ta fitoj Ligën e Kampionëve, prandaj Gigi Buffon do ta fitoj Topin e Artë”, ka thënë Grizi.

Buffon mbrëmë u shpall kampion i Kupës së Italisë me Juventusin, duke mposhtur Lazion në finale, ndërsa janë afër titullit të Serie A-s dhe finalen e madhe të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400