“The Guardian” zbulon historinë e prekshme të Modric e Mandzukiq

09:31 / E enjte, 12 Korrik 2018

Një histori e pazakontë e një shteti të Europës që ende është i traumatizuar nga dhuna dhe lufta që e përjetoi në vitet e 90’. Militantët serbë kishin vrarë gjyshin e Luka Modric, sot kapiten i skuadrës së Kroacisë, e cila në këtë Botëror arriti në Finale. Si fëmijë, Mario Mandzukiq kishte shkuar si refugjat në Gjermani.

Gazeta angleze prestigjioze “The Guardian” përmes një shkrimi, ka treguar për talentet dhe arritjen e Kroacisë deri këtu ku është. Fitorja e madhe e mbrëmshme kundër Anglisë me rezultat 2:1, ka lënë gojë hapur botën, shkruan Express.

Arritja e Kroacisë në gjysmëfinale padyshim që ishte fitore, madje ishte mbi pritshmërinë, shanset demokrafike e ekonomike. Ky vend i vogël, në formë të patkua gradualisht po del nga kriza ekonomike, por megjithatë, e zhytur në problemet politike.

Në Moskë, që nga fillimi i kampionatit, përkrahësit kroatë mbanin pankartat “Kemi ardhur për të fituar, nuk dorëzohemi”.

“Imagjinoni nëse futbolli kroat kishte ekzistuar para atij anglez!”, tha trajneri Zlatko Daliç kur Kroacia e mundi Rusinë në çerekfinale.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400