
Guardiola: E dija që në shtator se Manchester City do ta fitonte titullin
10:34 / E hëne, 16 Prill 2018
Kjo ecuri i çoi “qytetarët” në vendin e parë të kampionatit anglez, duke bërë, gjithashtu, përparim pozitiv në “Carabao Cup” dhe në Ligën e Kampionëve. Dy prej këtyre trofeve tani janë siguruar, me Guardiolën që zbulon se e dinte se suksesi ishte në dorën e të tijve, pasi morën një fitore të ngushtë 1-0 ndaj kampionëve të Premier League, më 30 shtator. Ai tha: “Mendoj se fitorja në “Stamford Bridge” na dha besimin se ne mund ta fitojmë titullin. Kjo, për shkak se sezonin e kaluar, kundër konkurrentëve të tjerë, nuk ishim aq të mirë. Këtë sezon, në përgjithësi, ishim mjaft të qëndrueshëm. Dhe Sergio Aguero është një gjeni, një lojtar i nivelit të lartë, edhe pse rreth 30 vjeç. Lojtarët e tjerë janë 20, 21 vjeç, kështu që ne fituam me djem kaq të rinj. Duke luajtur në Ligën e Kampionëve në atë moshë, ndonjëherë është e komplikuar. Por, ndoshta do të jetë një mësim për sezonin e ardhshëm. Tani duhet të përpiqemi të bëhemi më të mirë. Nëse lexoni atë që njerëzit thonë këtë javë, ne duhet të përmirësojmë disa gjëra. Por, ju nuk mund ta mohoni se ishim të mirë këtë sezon. Çdo javë. Për të fituar 18 ndeshje rresht, ju duhet të jeni mendërisht të fortë. Kjo është e rëndësishme për të ndërtuar klubin. Është e rëndësishme të besoni, sepse Manchester City nuk është si Manchester United, Chelsea apo Arsenal. Ju i dini klubet e mëdha në Angli, që kanë një histori të madhe pas tyre. Ne duhet të përpiqemi të jemi më konsistentë sezonin e ardhshëm. Do të jetë më e ndërlikuar, por për klubin, lojtarët, të gjitha departamentet në klub, njerëzit mund të besojnë se jemi të mirë: Manchester City është një klub i mirë”. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress |
-
E kuqja në fytyrën e lojtarëve të Serie A: Mësohet domethënia
-
Deri dje e kritikuan ashpër, Wenger godet tifozët e Arsenal
-
Spalletti: Luajmë për Interin, jo kundër Juventusit
-
Hamilton-Mercedes, gati rinovimi
-
Enis Bardhi “bombardon” dy herë portën e Bilbaos nga gjuajtja e lirë
-
Të gjithë po flasin për këtë fotografi të Ibrahimovicit
-
Totti lavdëron Liverpoolin
-
Di Francesco pret atmosferë magjike për ndeshjen Liverpool Roma
-
Punë e kryer! Conte do ta udhëheqë këtë gjigant evropian
-
Valbuena nuk ka “vdekur”, shikoni çfarë goli të bukur shënoi sonte
-
Shkëlqen Bernard Berisha, gol dhe asist kundër Spartakut të Moskës
-
Pogba gëzon tifozët e Manchester Unitedit
-
Ky arbitër do ta drejtojë ndeshjen Bayern Munich – Real Madrid
-
Skënderbeu e fiton derbin ndaj Partizanit
-
Mustafi flet për të ardhmen e tij te Arsenali
-
Roma me strategji të veçantë për të ndalur Salahun
-
Disa skuadra të mëdha të Evropës pas Donis Avdijajt
-
Xhaka: Ta fitojmë Europa Ligën për Arsene Wenger
-
Vallëzimi provokues i një lojtari para se të shënonte solli dhunë në Brazil
-
Ndoshta si kujtoni, por këta 10 lojtarë kanë luajtur te Bayern Munich