Handanoviç nuk ofron siguri, Interi mendon për Strakoshën

11:59 / E mërkure, 29 Gusht 2018

Samir Handanoviç është kritikuar shpesh gjatë sezonit të kaluar, për paraqitje nën nivelin e pritshmërive ndaj tij, kritika që u rikthyen sërish pas ndeshjes me Torinon.

Portieri slloven i zikaltërve gaboi në mënyrë të çuditshme në golin e parë të “granatave”, ndërsa te goli i dytë mund të bënte më shumë, pasi ishte një gjuajtje e evitueshme.

Portali spanjoll “fichajes.net” ka shkruar mbrëmjen e sotme se Piero Ausilio ka nisur nga puna për të gjetur një pasues të sllovenit verën e ardhshme dhe në listë ka tre portierë.
Bëhet fjalë për Alphonse Areolën e PSG-së, i mbetur në stol pas vajtjes në Paris të Buffonit, Thomas Strakoshën e Lazios dhe Andre Onana i Ajaxit.

Të tre këta portierë janë rreth të 23-tave dhe përfaqësojnë një siguri jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen, pasi do të siguronin katërkëndëshin zikaltër për të paktën 10 vitet e ardhshme.

vëmendja më e madhe është ndaj portierit të kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në Serinë A dhe sponsorizohet edhe nga holandezi De Vrij, me të cilin ka luajtur deri para pak muajsh./TCH/

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400