Hazard gjen partnerin e gabuar për foto

23:10 / E premte, 12 Janar 2018

 

Kampionati amerikan i basketbollit zbarkoi në Londër të enjten.

Ndeshja Boston Celtics-Philadelphia 76ers u luajt në kryeqytetin anglez dhe shumë futbollistë të skuadrave të Premier League përfituan për të takuar yjet e basketbollit.

Përveç “pensionistëve” Michael Ballack dhe Sir Alex Ferguson, në O2 Arena ishin të pranishëm edhe Marcos Alonso, Bellerin dhe Eden Hazard.

Ylli belg i Chelsea ishte protagonist i një fotoje shumë qesharake, ku shihet duke pozuar pranë shtatlartit Dikembe Mutombo, ish-lojtar i NBA. Një nga basketbollistët më të gjatë me një nga futbollistët më të shkurtër. Çift perfekt… /TCH/

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400