Humbësi më i madh i Kampionatit Botëror quhet Nikola Kalinic – Njeriu që refuzoi të futet në lojë si zëvendësues dhe u përjashtua nga ekipi kombëtar

15:44 / E enjte, 12 Korrik 2018

 

E mbani ndoshta mend ndeshjen e parë të Kroacisë ku fitoi nga Nigeria 2-0.

Një fitore e bukur dhe një këmbë e mbarë për Kroacinë në këtë Kampionat Botëror.

Sulmuesi i Milanit, Nikola Kalinic, ishte në bankë në ndeshjen kundër ‘Super shqiponjave’.  Trajner i Kroacisë, Zlatko Dalic, e ka ftuar të futet në lojë në minutën e 85-të, por që ai refuzoi.

Kalinic kishte thënë se nuk po ndjehet mirë nga një dhimbje në shpinë, por që pastaj u kuptua që kjo nuk qëndronte.

Nikola Kalinic ime Kroacinë në ndeshjen paly-off ndaj Greqisë (Getty Images)

Në vend të tij u fut në lojë Marko Pjaca, duke luajtur për disa minuta në ndeshjen hapëse.

Të nesërmen trajneri me federatën morën vendim që ai të përjashtohet nga Kombëtarja për arsye disiplinore.

Kroacia aktualisht mund të ketë vetëm një numër 9 natyral, si Mario Mandzukic, por që kanë marr rezultat të jashtëzakonshme.

Kalinic që ka kaluar nga Fiorentina te Milani, në fillim të edicionit të kaluar.

Veprimet e tij në ndeshje ndaj Nigerisë, do ta lënë atë pa medalje të Kampionatit Botëror, e që ka gjasë që të jetë e artë.

 Kalinic e ka humbur vendin në listën lojtarëve që do të kthehen në legjenda të futbollit kroat

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400