Hummels shpërthen pas humbjes nga Meksika: Luajta i vetëm në mbrojtje me Boatengun

23:22 / E diell, 17 Qershor 2018

Hummels ka kritikuar lojën e Gjermanisë kundër Meksikës, duke thumbuar paksa trajnerin Joachim Low për taktikën e aplikuar.

Për të parën herë pas 36 viteve skuadra përfaqësueses gjermane ka humbur ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.

Skuadra e Joachim Low është mposhtur 1-0 nga Meksika, me golin e vetëm të takimit të shënuar nga Lozano.

Më kritiku për këtë humbje ishte mbrojtësi i Bayern Munich, Mats Hummels.

“Kemi luajtur si ndaj Arabisë Saudite, vetëm se ndaj një kundërshtari më të fortë. Kemi folur për disa gjëra, por nuk i kemi vënë në praktikë. Meksika ka fituar me meritë. Ia kemi bërë shumë të lehtë punën. Kur luajnë shtatë-tetë veta në sulm, është e qartë se do të kemi probleme në prapavijë. Ndihesha i vetëm me Boateng. Nuk e kuptoj pse kemi luajtur kështu sot”, deklaroi Hummels.

Ndeshjet e radhës Gjermania i luan kundër Suedisë, me 23 qershor dhe kundër Korsesë së Jugut me 27 qershor.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400