Hysaj në dyshim te Napoli, ja arsyeja

20:32 / E premte, 06 Janar 2017

 

Valter De Maggio, drejtor i Radio Kiss Kiss Napoli, ka bërë disa deklarata në mikrofonin e radios së drejtuar prej tij, duke u përqendruar ndër të tjera edhe në formën e mbrojtësit shqiptar të përfaqësueses kuqezi që aktivizohet në radhët e skuadrës së Napolit, Elseid Hysaj.

Mbrojtësi që shkëlqeu sezonin e kaluar me ekipin napoletan, konsiderohet tashmë si një nga futbollistët më premtues në kontinent, për rolin e tij në fushë, aq sa është folur për interesimin e klubeve më elitare në adresë të mbrojtësit shqiptar të Napolit, pavarësisht se ky i fundit nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion.

Në prag të sfidës së nesërme që skuadra e Napolit do të diskutojë në shtëpi përballë Sampdorias, De Maggio ngre pikëpyetje mbi aktivizimin e Hysaj, që ka shfaqur së fundmi probleme shëndetësore. “Filtër optimizmi për Hysaj, që dje është goditur nga kjo stuhi gripi. Do të duhet të presim deri në mbrëmje për të patur përgjigje të qarta dhe përfundimtare, por gjithsesi shpresat dhe gjasat janë që nesër mbrëma të nisë ndeshjen si titullar”, deklaroi ndër të tjera De Maggio. Ndërkohë Hysaj është pjesë e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Sarri për ndeshjen e nesërme dhe konfirmohet se është stërvitur sot me grupin.

 

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400