Ibrahimovic: Koha që Pogba të shkëlqej

13:50 / E enjte, 14 Qershor 2018

 

Zlatan Ibrahimovic e ka mbështetur ish mikun e tij të skuadrës Paul Pogba për të shkëlqyer në Botërorin e 2018 në linjë të drejtë me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

25 vjeçari ende nuk ka treguar vlerat e tij në ndeshje ndërkombëtare dhe e ka këtë mundësi ta bëj në Rusi, edhe pse gjatë sezonit 2017-18 ai u kritikua vazhdimisht.

“Mendojë për Pogban sigur, i cili e dimë të gjithë është shumë i shpejt dhe taktik”, ka thënë suedezi enigmatik për faqen e FIFA’s kur është pyetyur se cili lojtarë do ja dal që të bëj impakt këtë turne.

“Mbappe, një yll në ardhje i cili ende ka për të dhënë për të arritur në maje, por ai sigurt do të arrij atje…ka shumë lojtarët të cilët e dëshirojnë këtë moment sigurt por yjet e tjerë nuk do të arrin që të shkëlqes si ai”.

Derisa ka folur për Pogban dhe Mbappen që duhet ta tregojnë vetën, Ibrahimovic po ashtu ka thënë se Pogba duhet të arrij në fazën ku do të cilësohet si lojtari më i mirë në botë.

“Të ua kujtojë se kjo lojë nuk është lojë individuale, është lojë grupore. Mendoj që Neymar, pasi u kthye nga lëndimi, është shumë i uritur të luaj dhe do të luftojë shumë bashkë me skuadrën për ta marrë trofeun. Kur mendojë Messin, është e njëjta fotografi: ai është më i miri me një skuadër që e ndjek pas. Ronaldo, e njëjta gjë. Të shohim çfarë do të ndodh”.

Ai e ka pranuar se asnjëherë nuk ka menduar që të rikthehet e të luaj për Kombëtare, por ka thënë se Rusia 2018 nuk do të jetë e njëjtë pa të.

“Ishte e qartë që unë nuk do të luaja në Kombëtare, por siç kam thënë katër vite më parë e them edhe tani: Botërori pa mua nuk ja vlen të shikohet! E them me të vërtetë këtë. Por, tani kam mundësi që të jem prezent dhe ta shikojë më afër këtë Botëror”, ka shtuar në fund suedezo –boshnjaku.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400