“Icardin nuk e preferoj as si sulmuesin e shtatë”

20:59 / E mërkure, 11 Janar 2017

Kapiteni i Inter, Mauro Icardi duhet të jetë zgjedhja e shtatë për Argjentinën, sipas ikonës kombëtare Diego Maradona.

Icardi bëri debutimin e tij te Argjentina në kualifikueset e Kupës së Botës kundër Uruguajit në vitin 2013, por ende nuk ka bërë paraqitje tjera.

Bauza ka pranuar se ai do të jetë i hapur për të zgjedhur Icardin, por Maradona, i cili ka qenë kritik ndaj sulmuesit që ai u martua me ish-gruan e shokut të tij, Maxi Lopez , mendon se ai duhet të mbahet larg Argjentinës.

“Le të jetë Icardi sulmuesi i shtatë, jo i katërti. Para Icardit, unë do të marr 43-vjeçarin,  Bazan Vera”, ka thënë Maradona Radio Rivadavia .

“Vërtet e pëlqej Lucas Pratto. Unë do të preferoja të largohet Icardi nga ekipi kombëtar”, ka përfunduar Maradona.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400