Igli Tare tregon blerjen e qefit, tregon edhe transferin që ndjenë keqardhje

15:37 / E shtunë, 13 Janar 2018

Igli Tare është padyshim Drejtori Sportiv më i vlerësuar në Itali, falë punës së shkëlqyer që ai ka bërë për të sjellë te Lacio futbollistë që mund të rishiten në treg me çmime stratosferike.

Dhe ndërsa jemi pikërisht në kohën e merkatos, për ish-sulmuesin e kombëtares shqiptare është mëse i merituar edhe rinovimi i kontratës, por që për të duket më shumë se një formalitet. “Është mendimi i fundit që me vjen në kokë, për mua është vetëm një formalitet. Me presidentin Lotito kam një raport besimi reciprok. Më është dashur që të bëj gjithçka i vetëm. Nuk ka qenë e lehtë, pasi nuk kisha eksperiencë dhe mbi të gjitha askush nuk besonte te unë. Merita është e presidentit Lotito, pasi pa përtej besimit për të bërë këtë detyrë”, deklaroi Tare në një intervistë për Radio 6.

Në gjithë këto vite ka patur shumë beje të rëndësishme firmosur nga dora e Tares, por mbi të gjitha qëndron një emër, që ai nuk e mban sekret. “Sigurisht Milinkovic Savic. Jo vetëm se është një prej talenteve më të mira që qarkullojnë sot në futbollin evropian, por edhe sepse arrita që të finalizoj një marrëveshje besimi që në fillim. Nuk ka as më të voglin dyshim që kjo është Lacio më e fortë që kam ngritur”.

Në një detyrë të tillë padyshim jo të gjitha realizohen dhe për Taren ka një këqardhje në shumë emra që kanë qarkulluar: “Padyshim keqardhja më e madhe është Cavani. Në atë periudhë nuk kishte politka të sakta për të realizuar një transferim nga Palermo te Lacio”.

Ndërkohë duke qëndruar tek e tashmja, Tare ka në duar një kontratë që nuk e ka mbyllur ende dhe është pikërisht ajo e qendërmbrojtësit holandez De Vrij. “Është e rëndësishme që të kemi grupin të bashkuar. Kritikat janë gjithnjë konstruktive. Është e gabuar të pranosh me kokë ulur, pas vështirësive të para. Por edhe kjo rrit kualitetin. De Vrij do të qëndrojë dhe do ta shihni që kështu do të jetë”, përfundoi Tare.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400