Impianti i Kombëtares shqiptare, shumë shpejt gati

20:40 / E martë, 17 Prill 2018

 

Ditën e sotme, FSHF ka publikuar pamjet më të fundit nga stadiumi, ku tri tribuna janë pothuajse të mbaruara, dhe tashmë po punohet tek tribuna kryesore.

Ditët kalojnë, dhe stadiumi i ri që po ndërtohet në kryeqytet, “Arena Kombëtare” vazhdon të marrë formë.

Ditën e sotme, FSHF ka publikuar pamjet më të fundit nga stadiumi, ku tri tribuna janë pothuajse të mbaruara, dhe tashmë po punohet tek tribuna kryesore.

ribuna karshi është pothuajse drejt përfundimit, sa i takon konstruksionit të betonit dhe atij metalik, me punimet kanë arritur deri në katin e fundit të stadiumit, ku ka mbetur vetëm një pjesë për tu plotësuar.

Në tribunën jugore mbrapa portave është për t’u plotësuar vetëm një sektor ku do të jetë kulla e kontrollit, e cila do të ketë lartësinë e impiantit.

Punimet kanë ecur me ritme të larta edhe në tribunën veriore mbrapa portave, ku skelat janë ngritur thuajse deri në fund.

Impianti me kapacitet 22 mijë vendësh pritet të përfundojë plotësisht gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400