Iniesta dha një përgjigje të shkëlqyer për Ronaldon

01:40 / E enjte, 14 Dhjetor 2017

 

Cristiano Ronaldo fitoi për të pestën herë “Topin e Artë” javën e kalur, për të barazuar rivalin e tij Lionel Messin.

Sulmuesi i Real Madridit ishte lojtari kyq për skuadrën e Zinedine Zidane në triumfin në Ligën e Kampionëve dhe La Ligën spanjolle, sezonin e kaluar, transmeton Periskopi.

Ronaldo kaloi në form jo të mirë në fillimi e këtij sezoni por pasi fitoi “Topin e Artë” – ai shpjegoi se pse është lojtari më i mir i të gjitha kohrave.

“Unë kurrë nuk kam parë lojtar më të mirë së unë” tha Ronaldo, për Bleacher Raport. “Unë gjithmonë e kam thënë këtë. Asnjë futbollist nuk mund të bëj atë gjërat që unë mundem”

“Nuk ka asnjë lojtarë më të kompletuar se unë. Unë luaj mirë me te dy këmbët, jam i shpejtë, i fuqishëm, i mirë me kokë, unë shenoj gola, bëj asiste”

Legjenda e Spanjës dhe Barcelonës, Andres Iniesta herë pas herë na ka deshmuar se është person me klas në fushë ose jashtë saj.

33-vjeçari është pyetur se a pajtohet me fjalët e Cristiano Ronaldos.

“Nuk e di se a janë të vërteta fjalët e Ronaldos” – Iniesta i tha gazetarëve, raporton “Sport” . “Secili person ka të drejtë që ta shpreh mendimin dhe ndjenjat e tyre. Një lojtar në nivelin e tij, me pesë “Topa të Artë”… padyshim që është një ndër më të mirët.

“Ne të gjithë kemi preferencat tona. E imja është e qartë. Unë them që Leo Messi është lojtari më i mirë në histori, me të gjitha që ai i ka bërë dhe vazhdon ti bëjë, por secili e ka mendimin e vet”

Këto komente do të duartrokiteshin edhe nga tifozët e Real Madridit.

Barcelona do ta vizitojë Madridin me 23 dhjetor për tu përballur për “El Clasicon” e parë, me Real Madridin që janë larg pozitës së parë që mbanë Barcelona.

Befasisht, Barcelona është e pamposhtur në të gjitha garat, që prej asaj humbje turpërues nga Real Madridi në Gusht në kuadër të Super Kupës spanjolle.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400