Interi gjobitet me 10 mijë euro për thirrje anti-napolitane

15:25 / E martë, 13 Mars 2018

Interi është gjobitur me 10.000 euro për thirrje anti-napolitane gjatë barazimit pa gola kundër Napolit të dielën mbrëma.

Gjatë 10 minutave të parë të pjesës së parë dhe dytë, monitoruesit kanë dëgjuar një pjesë të përkrahësve zikaltër duke bërë thirrje fyese në baza të origjinës territoriale, raportojnë mediat italiane, përcjell Express.

Lega Serie A e ka publikuar sot raportin disiplinor ku mësohet se Interi është gjobitur me 10.000 euro për thirrje fyese.

Interi është gjobitur edhe me 4.000 euro tjera për vonesën e nisjes së ndeshjes për pesë minuta, ndërsa Napoli me 2.500 euro për rolin e tij në këtë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400