Interi insiston për Vidalin

17:25 / E diell, 29 Korrik 2018

Arturo Vidal është në fund të kontratës me Bayernin, dhe kjo ka bërë që ai të jetë i lidhur me një rikthim në Serie A.

Telenovela Inter – Arturo Vidal do të vazhdojë deri në fund të afatit kalimtar veror.

Interi vazhdon të shtyjë përpara idenë e nënshkrimit me mesfushorin kilian, por nuk dëshiron të paguajë shumën prej 30 milionë eurosh të kërkuar nga Bayern Munich.

Vidal është në fund të kontratës me Bayernin, dhe kjo ka bërë që ai të jetë i lidhur me një rikthim në Serie A.

Bayern Munich i ka dhënë të drejtën Vidalit që të vendos për të ardhmen e tij, dhe ‘Gazzetta dello Sport’ beson se 31 vjeçari do të pranonte një lëvizje në drejtim te ‘San Siros’ te Interi.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2019 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400