Interi: Nuk kemi problem për Icardin

23:22 / E martë, 12 Qershor 2018

CEO i Interit i ka siguruar tifozët “se ata nuk duhet të shqetësohen” për gjendjen e Mauro Icardit dhe se “ata nuk janë duke menduar që ta shesin atë për të respektuar kështu “fer playin financiare”.

Nerazzurri duhet të paguajë 40 milionë euro deri më 30 qershor, përndryshe mund të mbesin pa transferuar këtë afat asgjë.

“Nuk keni pse të shqetësoheni për Icardin”, ka thënë Alessandro Antonello, duke folur për gazetarët në Milano.

“Ai është lojtari i jonë dhe kapiteni i jonë, në javët në vijim do të diskutojmë për rinovimin e kontratës. FFP? Kemi optimizëm por ne jemi të fokusuar në këto objektiva derisa të arrimë më 30 qershor. Ne jemi duke punuar në këtë drejtim dhe besojë që do ti arrimë këto objektiva”.

“Ne nuk jemi duke menduar për ta shitur askënd për ta respektuar Financial Fair Play, ne jemi duke menduar për të ndërtuar një skuadër garuese në të gjitha frontet për sezonin e ri”, ka thënë Antonello.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400