Ish-gruaja e Blerim Xhemailit: Futbollistët nuk i kënaqin gratë në shtrat

23:03 / E mërkure, 21 Mars 2018

 

“Futbollistët nuk janë bashkëshortë të mirë dhe as në shtrat nuk i kënaqin gratë”, u shpreh ajo.

Mbrëmjen e sotme në “Top Show Magazine” ka qenë e ftuar ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemaili, Erjona Sulejmani, ku për herë të parë ka rrëfyer se përse është ndarë prej tij.

Në këtë intervistë ajo ka dhënë deklarata të forta lidhur me ish-bashkëshortin, duke thënë se gjatë viteve që ka qenë me të ndihej si “në kafazin e artë”.

Xhemaili dhe Erjona

“Sigurisht që Kampionati Europian më dha një bum, por edhe para kësaj unë kam qenë e njohur dhe kam marrë oferta për modeling. Por kur isha e martuar nuk kam pranuar të punoj sepse isha si në një kafaz të artë.

Kisha lekë por nuk isha e lumtur, atëherë bëra zgjidhjen siç u raportua në media.

erjona

Një shkak për ndarjen ka qenë edhe fama që unë mora në Europianin e 2016, ai u ndje xheloz sepse të gjitha gazetat po shkruanin për mua”, rrëfen ajo.

Ndër të tjera ajo është shprehur se gratë e futbollistëve nuk janë të lumtura as në jetë por as në shtrat.

“Futbollistët nuk janë bashkëshortë të mirë dhe as në shtrat nuk i kënaqin gratë”, u shpreh ajo.

Erjona dhe Blerim Xhemaili

“Unë jam ndarë dhe kam marrë një vendim për veten time dhe kam bërë shumë mirë. Jam gruaja më e zgjuar nga të gjitha gratë e futbollistëve, sepse vetëm unë jam ndarë dhe nuk kam qëndruar vetëm për para më të.

Unë me Blerimin jam ndarë dhe nuk kam marrë asgjë ekonomike, ai do të paguaj vetëm për djalin dhe unë i kam refuzuar çdo gjë. Futbollistët nuk janë për familje. Ata tradhtojnë, dhe pse Blerimi mua nuk më ka tradhtuar, mesa unë di”, pohon ajo.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400