Ish-lojtari shqiptar i Kroacisë ka një kërkesë për lojtarët kroatë në finalen kundër Francës

15:52 / E enjte, 12 Korrik 2018

Kroacia ka shkruar histori për vendin e tyre për shkak të kualifikimit për në finale të Botërorit për herë të parë.

Kroacia do të ndeshet me Francën në finalen e madhe të Kampionatit Botëror, dhe nëse arrin ta fitojnë Botërorin atëherë do të jeni ekipi i parë nga Ballkani që të triumfojnë në kompeticionin më të madh në botë, transmeton Gazeta Express.

Ardian Kozniku, i cili ishte reprezentues i Kroacisë në Botërorin e vitit 1998 dhe njëherit edhe futbollisti i parë shqiptarë që ka marrë pjesë në Kupën e Botës, ka dhënë një intervistë para ndeshjes finale mes Kroacisë dhe Francës.

“Në tërë Kroacinë ka mbretëruar dhe po mbretëron festë e madhe, pas triumfit ndaj Anglisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Rusi. Kjo fitore është festuar në të gjitha qytetet kroate, kanë festuar i madh e i vogël.  Kjo gjeneratë nuk na e kalojë vetëm neve që fituam vendin e tretë në Botërorin e Francës në vitin 1998, por edhe gjithë botës”, tha Kozniku në një intervistë për gazetën “Lajm”.

“Një shtet me vetëm 4 milion banorë të luaj në finale, kjo është diçka fantastike. Ende nuk na besohet se jemi në finale të Botërorit. E tash kemi një tjetër ëndërr, ta fitojmë trofeun e Kupës së Botës. Më vjen mirë që kësaj feste i janë bashkuar jo vetëm shqiptarët që jetojnë në Kroaci, por edhe në Kosovë dhe Maqedoni”.

Finalja shpresoj të jetë një lojë e mirë, sepse aty kanë mbërritur skuadrat më të mira dhe me plotë meritë. Franca ka lojtarë fantastik, por mos harroni se edhe Kroacia ka lojtarë fantastikë. Të dyja kombëtaret kanë top emra. Mendoj se shanset janë 50-50, por normalisht se kam dëshirë të fitojë Kroacia”.

“E lus Zotin, që këta lojtarë t’i revanshohen Francës për atë humbjen e vitit 1998. Loja mund të zgjasë edhe 120 minuta, nuk i dihet, sepse është finale e Botërorit. Por, shpresoj se me lojë të mirë dhe me pak fat, mund ta fitojmë Kupën e Botës”, ka përfunduar Ardian Kozniku.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400