Ja nga çfarë vuan Serena Williams

19:23 / E martë, 07 Gusht 2018

Serena Williams ka bërë të ditur se vuan nga depresioni pas lindjes dhe se humbja e saj në San Jose më 31 korrik ka pasur të bëjë me gjendjen shëndetësore të tenistes.

Ajo është shprehur se është e frikësuar, pasi po mendon që nuk mund të bëhet nënë e mirë dhe se depresioni pas lindjes mund t’i zgjasë deri në tri vite.

“Java e kaluar nuk ka qenë e lehtë. Nuk ka pasur të bëjë vetëm me çështjet e vështira personale, kam pasur shumë frikë. Shumicën e kohës jam ndier se nuk jam nënë e mirë. Kam lexuar disa tekste, ku shkruan se depresioni pas lindjes mund të zgjasë deri në tre vjet”, ka thënë Williams.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400