Ja sa para i ka ofruar Reali Ronaldos për të qëndruar

09:30 / E enjte, 12 Korrik 2018

Real Madridi i ka ofruar Ronaldos një marrëveshje të re me nga 40 milionë euro për stinor pas finales së Ligës së Kampionëve në Kiev por e ka refuzuar pas vendimit që kishte marrë për tu larguar nga Bernabeu, ka raportuar Gazzetta dello Sport.

Ndërkohë Juventusi i ka filluar shpejt negociata për transferimin e Ronaldos gjatë negociatave për Cancelon, i cili e ka agjentin e njëjtë, Mendesin, transmeton Gazeta Express.

Cristiano Ronaldo tashmë zyrtarisht është lojtar i Juventusit, ku do të përfitojë një pagë prej 30 milionë eurosh për stinor, 10 milionë më pak se oferta e Realit të cilën e ka refuzuar.

Portugezi pritet të prezantohet si lojtar i Juventusit të hënën në Allianz Stadium.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400