James Rodriguez e dëshiron kalimin e plotë të Bayern

20:20 / E diell, 29 Korrik 2018

Largimi i plotë nga Real Madridi për Bayern Munich është një opsion për James Rodriguez dhe ai do ta shfrytëzojë atë

 

James Rodriguez do të dëshironte që të rrinte përgjithmonë në Bayern Munich pavarësisht lajmeve se di mund të kthehet në klubin e tij Real Madrid.

Madridi e dërgoi James në Bayern në një marrëveshje huazimi për dy vite, megjithatë, fituesit e Ligës së Kampionëve thuhet se janë duke marrë në konsideratë kthimin e yllit të tyre kolumbian në Santiago Bernabeu pa përfunduar marrëveshja.

James ka thënë se është i lumtur me qëndrimin e tij te kampionët e Budesligas – të cilët kanë mundësi ta blejnë kolumbianin për 42 milionë euro më 2019 – kurse 27 vjeçari ja ka hapur dyer bavarezëve për të qëndruar në Gjermani, transmeton GazetaExpress.

“Mendojë se e ardhmja është këtu. Ka shumë thashethemet, ata flasin për shumë klube, por për momentin po mendojë vetëm për Bayernin”, tha James.

“Kjo është e tashmja ime dhe jam i lumtur këtu”.

James: E ndjej se me duan

I pyetur nëse ai do të dëshironte një marrëveshje të plotë me Bayernin James tha:

“Po, pse jo? Bayerni është një klub i madh po ashtu”.

“Jam mirë në Gjermani pse jo mos të rri për disa vjet.  Nëse ata dëshirojnë që të jem këtu, do të isha falënderues sepse është një klub që me ka besuar, kështu që e ndjej dashurinë e tyre për mua. Pse mos të qëndrojë për disa vite? Mendojë se është një opsion i mirë”.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2019 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400