James Rodriguez na dhuron një prej golave më të bukur të javës

00:47 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Kolumbiani i Bayernit të Mynihut, James Rodriguez, ka shënuar golin që i dha vulë fitores së ekipit në fushën e vështirë të Bayer Leverkusenit këtë mbrëmje, ndeshje në të cilën Admir Mehmeti luajti që nga minuta e 77-të, transmeton Gazeta Metro.

Pak para përfundimit të takimit, në minutat shtesë, mesfushori shfrytëzoi gjuajtjen e lirë për të qëlluar saktë portën me një goditje të bukur nga rreth 17 metra dhe për ta vendosur rezultatin përfundimtar të takimit. 1-3.

Bayerni nuk kishte fituar në këtë fushë që disa sezone, kurse herën e fundit kishte dalë triumfues pikërisht kur në stol ishte Jupp Heynckes, që edhe sonte udhëhoqi skuadrën drejt triumfit të rëndësishëm për garën në Bundesliga.

Golat tjerë i shënuan Javi Martinez e Franck Ribery, kurse për vendasit të vetmin gol e shënoi Volland. Bayerni është lider absolut në tabelë, kurse Leverkusen po lufton ashpër për një vend që çon në garat europiane.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400