Japonia dhe Senegali ndahen baras

19:05 / E diell, 24 Qershor 2018

Kombëtarja e Japonisë dhe ajo e Senegalit kanë ndarë pikët duke barazuar 2:2 në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

Përballja e grupit H solli momente interesante, lojë të bukur dhe katër gola.

Mane në minutën e 11’ kaloi në epërsi Senegalin, ndërsa Inui në minutën e 34’ shënoi për 1:1.

Senegali edhe në pjesën e dytë kaloi në epërsi kur Wague në minutën e 71’ shënoi për 1:2, ndërsa Keisuke Honda barazoi në 2:2 në minutën e 78’.

Pas dy ndeshjeve, këto dy kombëtare kryesojnë në grupin H me nga katër pikë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400