Josa flet para ndeshjes së Ligës së Evropës

23:49 / E martë, 12 Qershor 2018

“Jo vetëm këtë skuadër, por edhe skuadra tjera të Gjibraltarit nuk i njoh. Megjithatë duke e pasur parasysh futbollin që luajnë, është një futboll që ka më tepër si influencë pjesën angleze, edhe spanjolle, sepse janë në kufi me Spanjën. Dhe nuk mund të themi që është skuadër nga Gjibraltari dhe do të jetë e lehtë për ne. Ne do të shohim se ku jemi vetë”.

“Duhet se s’bënë, të mos rrisim pretendimet tona pa bazë dhe pa folur fare për pjesën e përgatitjeve tonat për të cilat ne duhet përgatitur mirë, qoftë për ndeshjet me Gjibraltarin, qoftë për ndeshjet tjera. Pra, që ne të bëjmë një paraqitje shumë të mirë, aty ku ne kërkojmë, ne se s’bëhet duhet japim maksimumin në këto dy javë që na kanë mbetur”.

“E dimë që koha është e vështirë, sepse po të kishim periudhë tjetër do të flisnim ndryshe, sepse nuk ka shumë ekipe për ndeshje miqësore dhe ne s’mund të lëvizim nga Kosova për të shkuar jashtë vendit për t’u përgatitur. Këto janë gjëra që do t’i kompensojmë me përqendrim maksimal në përgatitje”, ka thënë Josa.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400