Julio Cesar: Ramires, një lojtar që i duhet Interit

17:30 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Ish-portieri i Interit, Julio Cesar, e ka përshkruar Ramiresin si një “kafshë” në kuptimin e mirë të fjalës.

Nerazzurrët janë pranë transferimet të futbollistit brazilian, i cili aktualisht luan te klubi simotër i zikaltërve, Jiangsu Suning, në Superligën kineze.

(Foto: Twitter/Ramires)

Cesar, i cili ka luajtur me ish-lojtarin e Chelseat te Brazili, beson se 30-vjeçari do të dëshmohet si shtesë e velfshme e skuadrës së Luciano Spallettit.

(Foto: Twitter/Ramires)

“Në ekipin tonë kombëtar, ai ka qenë gjithmonë lojtari që ka vrapuar më së shumti, së paku 11 ose 12 kilometra për ndeshje”, ka thënë Cesar, i cili aktualisht është pa skuadër.

Portieri është pyetur nëse beson se Ramires është larguar shumë herët drejt një kampionati, siç është Kina.

(Foto: Twitter/Ramires)

“Ndoshta po… Por, nëse vjen tash në Evropë, kjo dëshmon se ai ka diçka më shumë për të dhënë – diçka që mund t’i ndihmojë Interit”, ka thënë Cesar, i cili e ka bartur fanellën zikaltër për shtatë sezone.

Ai ka shtuar se Interi duhet të mendojë fillimisht për kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe pastaj për Scudetto.

(Foto: Getty Images)

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400