Kalinic: Do të flas në fushë

15:26 / E premte, 10 Gusht 2018

Nikola Kalinic ka thënë se do t’iu përgjigjet komenteve negative në fushë, pas prezantimit si lojtar i Atletico Madridit.

Kalinic e mbylli kohën e tij te Milani të enjten pasi kompletoi transferimin e tij te klubi madrilen, i cili e mori numrin 9 të fanellës së Atletit, transmeton Gazeta Express.

“Jam shumë i lumtur për kalimin tim te Atletico sepse është një klub i madh, i cili luan gjithmonë në Ligën e Kampionëve dhe lufton për top pozitat”, tha ai.

“Do e provojmë që të fitojmë tituj që nga ndeshja e parë (Superkupa e Evropës). Shpresoj që skuadra do ta bëjë më të mirën për të fituar”.

“Nuk më pëlqen të flas shumë për veten. E preferoj që të tjerët në fillim të më shohin se si luaj. Jam shumë i lumtur që do të luaj në këtë stadium të ri”.

“Do ta jap më të mirën në çdo lojë. Shpresoj që do të luaj rregullisht. Tashmë i kam takuar shokët e ri të skuadrës, jam me fat që ka lojtarë të mëdhenj dhe po ashtu trajner të madh”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400