“Kalinici do ta tregojë vetveten”

18:36 / E enjte, 12 Korrik 2018

Agjenti i sulmuesit të Milanit, Nikola Kalinic ka thënë se klienti i tij “do të tregojë se vlen” derisa ka folur edhe për përjashtimin e tij nga kombëtarja kroate.

Sulmuesi refuzojë që të zëvendësohet në minutat shtesë në ndeshjen kundër Nigerisë në Botëror, duke theksuar se ka probleme më shpinë.

Kroacia arriti në finale mbrëmë me fitore 2-1 kundër Anglisë, që do të thotë se Kalinic do të mungojë në ndeshjen historike të Kroacisë.

“Është e pavlerë të flasim për këtë gjë tani, çfarë ka ndodhur ka ndodhur dhe jeta ecë përpara”, tha Tomislav Erceg për Radio Sportiva.

“Fatkeqësisht gjërat nuk kanë ecur mirë për të këtë vit, por ai shpejt do të tregojë vlerat e tij dhe këtu nuk po flasim për vlera të transferit por për vlerën e tij si lojtar”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400