Kapiteni i Serbisë tregon se si ndikuan bombardimet e NATO-s në jetën e tij

15:31 / E diell, 05 Gusht 2018

Mbrojtësi serb i klubit italian Roma, Aleksandar Kolarov, në një intervistë për The Players Tribune, ka treguar për ndikimin që e kanë pasur bombardimet e NATO’s në vitin 1999.

Kapiteni i Serbisë, Kolarov, kishte qenë 14-vjeçar kur filluan bombardimet e NATO’s. Për të, bombardimet kishin qenë sfida e parë me të cilën ishte përballur. Për shkak të tyre, ai i kishte ndaluar ushtrimet për Red Star Belgrade.

“Deri në moshën 14-vjeçare, nuk pësova asnjë ndryshim të madh. Në vitin 1997, unë isha transferuar në Red Star Belgrade. Isha një nga futbollistët më të mirë. Po luaja me fëmijë të talentuar, nuk ishte ndryshim i madh për mua. Unë shkoja në shkollë si fëmijët tjerë, nuk kishte asgjë për t’u brengosur”, ka thënë Kolarovi.

“Bombardimet filluan në vitin 1999. Në atë periudhë, unë kisha cdo ditë ushtrime ne Beograd. Për një fëmijë të moshës sime, ishte diçka shumë e vështirë. Dhe në vitin 1999, ende më kujtohet, jo shumë larg shtëpisë sime, në Batajnica, është një aeroport ushtarak i cili ishte bombarduar disa herë”.

“E mbaj mend ditën e parë të bombardimeve. Ishim të ulur në dhomën e ndenjes. Nëna ime ishte duke e shikuar një serial shumë të famshëm, si zakonisht. Edhe ne të tjerët ishim të ulur aty, sepse e kishim vetëm një televizor. E mbaj mend se si kishte bërë zhurmë dera pasi që bomba e parë e kishte goditur tokën”.

“Nuk kisha asnjë ide se çfarë po ndodhte. Atë natë, mësova se lufta kishte filluar. Atëherë nuk më ndikoi siç do të më kishte ndikuar tani. Unë isha i lumtur që nuk më duhej të shkoja në shkollë pasi që kisha më shumë kohë për të luajtur. E kisha pushimet edhe nga ushtrimet e futbollit”.

“Ditët në vazhdim, e mësuam nga mediat se çfarë po ndodhte në të vërtetë dhe filluam të frikësoheshim. Një herë isha me biçikletë rreth lagjes dhe e mbaj mend se e kisha parë një aeroplan duke rënë në tokë. Kishte qenë hera e parë që kam përjetuar diçka aq shokuese. Menjëherë e kuptova rëndësinë e këtyre ngjarjeve”.

Bombardimet e NATO’s zgjatwn nga 24 marsi deri në 11 qershor 1999.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400