Kaq para kanë shpenzuar skuadrat angleze këtë afat

20:06 / E diell, 29 Korrik 2018

Për dallim nga afatet e tjera, këtë verë anglezët janë treguar më të kujdesshëm

 

Njëra prej skuadrave që ka qenë më aktive dhe se tashmë thuhet se e ka përfunduar sezonin e transferëve është skuadra, finaliste në Ligën e Kampionëve – Liverpool.

Skuadra e Jurgen Klopp i prin listës më 176.9 milionë para të shpenzuara në katër transfere, përfshirë portierin e Romës Alisson për shifër rekord 68 milionë funte.

Për çudinë e të gjithëve në vendin e dytë është skuadra e West Ham që ka shpenzuar 94.9 milionë funte, pra 100 milionë euro, transmeton GazetaExpress.

Të tretët janë Manchester United që kanë shpenzuar 81.7 milionë funte, e që pasohen nga Arsenal më 70.6 milionë funte.

Për çudinë e të gjithëve Manchester City këtë afat deri me tani nuk ka qenë aktiv dhe ka shpenzuar vetëm 60 milionë funte.

Top 6’të përfundon me Chelsean që ka shpenzuar vetëm 57 milionë funte.

Kjo është tabela se cilat skuadra angleze kanë shpenzuar më shumë se 50 milionë funte në këtë afat kalimtar. Por, shifrat do të ndryshojnë sigurisht në fund, pra më 9 gusht kur është edhe dita e fundit e afatit kalimtar veror në Angli

Top skuadrat e Premier Ligës që kanë shpenzuar mbi 50 milionë: 

1. Liverpool – £176.9m

2. West Ham – £94.9m

3. Man Utd – £81.7m

4. Arsenal – £70.6m

5. Man City – £60m

6. Chelsea – £57m

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2019 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400