Kaq para marrin ekipet që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve

20:45 / E mërkure, 22 Gusht 2018

Juventus, Reali, Bayerni, City, Barcelona, etj, do të fitojë se paku 58.4 milionë euro këtë sezon nga Liga e Kampionëve, kurse skuadrat si: Napoli, Interi, Spurs, Dortmund, etj do të marrin rreth 38 milionë
Fondi total për skuadrat që do të garojnë në fazën e grupeve është 1.95 miliard euro, e që ka një rritje në krahasim me tri vite më parë ku ishte 1.4 miliardë euro

Shumë ndahet në 25 për qind nga niveli i pikëve, 30 për qind nga paraqitja e bazuar në rezultate, 30 për qind në të ashtuquajturin rangim historik në 10 vitet e fundit dhe 15 për qind nga tregu.

Skuadrat do të fitojnë 2.7 milionë euro për fitore dhe 900 000 euro për barazim.

Kualifikimet në 1/8 e finales do ju sjell atyre plus 9.5 milionë euro, 10.4 milionë euro për çerekfinale, 12 milionë për gjysmë finale dhe 15 milionë për kualifikim në finale.

Fitimi i trofeut do i sjell fituesit plus katër milionë euro.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400