Karikatura e ditës, Ronaldo i pari, Messi i katërti

23:25 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

Cristiano Ronaldo edhe një herë tjetër këtë vit e ka mposhtur Leo Messin, pasi është përzgjedhur si futbollisti më i mirë për vitin 2017 nga Goal.com

 
Portali i njohur anglez, Goal.com ka përzgjedhur 50 futbollistët më të mirë për vitin 2017, ku fitues ishte Cristiano Ronaldo.

I dyti ishte Gianluigi Buffon, i treti Luca Modrid, ndërsa vetëm i katërti u rëndit Leo Messi i Barcelonës.

Pikërisht kjo ngjarje është shfrytëzuar edhe për karikaturë të ditës, ku Ronaldo shihet edhe një herë tjetër para argjentinasit, të cilin e mposhti në garë për lojtarin më të mirë në Evropë, në Botë nga FIFA dhe është kandidati kryesor edhe për Topin e Artë, të pestin në karrierë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400