Katanecin nuk e josh Kosova, por s’e përjashton si mundësi

08:56 / E enjte, 12 Tetor 2017

 

Sreçko Katanec deri më tash ka qenë emri më i përfolur për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova prej të hënës është pa përzgjedhës. Me marrëveshje të dyanshme me Federatën e Futbollit të Kosovës, Albert Bunjaki, është larguar nga posti i përzgjedhësit të Kosovës menjëherë pas ndeshjes së humbur 2:0 nga Islanda. Por gjasat që slloveni i njohur, Katanec, të zërë vendin e Bunjakit nuk vlerësohen të mëdha.

Vetë Katanec, të mërkurën mbrëma, është përgjigjur me “jo, jo”, kur është pyetur nga gazeta për mundësinë që të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Kosova e Katanec kanë një të përbashkët në fakt – vijnë nga një cikël i pasuksesshëm eliminator për botërorin “Rusia 2018”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400