Këta janë 50-lojtarët që iu është rritur vlera, Mohammed Salah i pari (Foto)

10:48 / E mërkure, 14 Mars 2018


CIES “Football Observatory” ka publikuar listën e futbollistëve të cilëve iu është rritur vlera që nga shtatori i vitit 2017.

Lojtari që i prinë kësaj liste është Mohammed Salah, lojtari i Liverpoolit i cili që nga transferimi në “Anfield”, ka zhvilluar paraqitje fenomenale në të gjitha garat.

Sipas CIES, anësorit egjiptian iu është rritur vlera (+74.7 milionë euro, çmimi total: 162 milionë euro), i ndjekur nga portieri i Manchester Cityt, Ederson Moraes (+74.4 milionë euro, çmimi total: 98.7 milionë euro).

Top-3 e mbyll lojtari i Cityt, Leroy Sane (+63.0 milionë euro, çmimi total: 151.2 milionë euro).

Kurse në top-10 hynë këta futbollistë:

  1. Kylian Mbappe (Paris Saint Germain) – +54.7 milionë euro, çmimi total: 188.5 milionë euro
  2. Gabriel Jesus (Manchester City), +54.7 milionë euro, çmimi total: 105.9 milionë euro
  3. Joe Gomez (Liverpool), +48.3 milionë euro, çmimi total: 57.3 milionë euro
  4. Paulinho Bezerra (Barcelona), +42.4 milionë euro, çmimi total: 52.4 milionë euro
  5. Davinson Sanchez (Tottenham), +42.2 milionë euro, çmimi total: 77.6 milionë euro
  6. Sergej Milionkovic-Savic (Lazio), +40.7 milionë euro, çmimi total: 70.5 milionë euro
  7. Florian Thauvin (Marseille), +38.4 milionë euro, çmimi total: 82.3 milionë euro.

Më poshtë e keni listën e plotë të 50 futbollistëve të cilët që nga muaji shtator 2017 kanë pësuar rritje të çmimeve.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400