Këta janë mjeshtërit e goditjeve të lira, sipas Pirlos

14:03 / E enjte, 14 Qershor 2018

 

Specialisti i goditjeve të lira Andrea Pirlo ka treguar se kush janë tre lojtarët që ai beson janë mjeshtër të goditjeve të lira.

Mjeshtri italian është i njohur si futbollisti më i miri në botë kur janë në pyetje goditjet e lira dhe ende mban rekordin duke shënuar 28 herë, një numër rekord ky për Serie A.

Kur ai është pyetur se kush janë goditësit më të mirë të momentit në planet të goditjeve të lira, i sapo pensionuari Pirlo nuk di ti ndaj tre lojtarë.

“Për momentin janë tre futbollist që dinë të shënojnë nga goditjet e lira dhe ata janë Lionel Messi, Miralem Pjanic dhe Paulo Dybala”, tha Pirlo për Goal.

“Të gjithë këta dinë dhe janë shumë të rrezikshëm në ndërprerje”.

Në këto pesë sezone, Messi ka shënuar më se shumti gola nga goditjet e lira në Europë, 16 gjithsej.

Ylli i Juventusit, Pjanic ka shënuar 12 bashkë me yllin e Milan Hakan Calhanoglu, derisa Dybala ka shënuar nëntë të tillë.

Pirlo kishte shënuar tetë me Mario Balotellin në sezonin e fundit më 2015, por që ata nuk kanë luajtur në Europë.

Mesfushori në pension ka komentuar edhe rikthimin e ish shokut të tij në Kombëtare, Balotelli, duke insistuar se ai është i lumtur që me në fund ai ka gjetur veten dhe është mirë në formë.
Balotelli është pa kontratë dhe nuk kishte luajtur me Azzurri që nga Botërori i vitit 2014 por pas dy sezonëve të shkëlqyeshme në Nice, ai është rikthyer duke u paraqitur në miqësore kundër Arabisë Saudite dhe duke shënuar në fitoren 2-1 kundër tyre.

“Jam shumë i lumtur që Balotelli është kthyer dhe po luan për Kombëtaren”, tha Pirlo.

“Ai është duke luajtur shuë mirë këto dy vite dhe e ka merituar që të ftohet. Nuk e di se në cilin klub do të luaj Balotelli sezonin e ardhshëm por jam i sigurt që në një klub të madh. I takon atij që të zgjedh opsionin më të mirë”.

Me në fund Pirlo ka folur edhe për menaxherin e Italisë Roberto Mancini ku ka thënë se mund të bëhet asistent i tij – ku ka konfirmuar se ata kanë pasur bisedime për këtë.

“Kam folur me Mancinin për këtë rol. Jam duke e studiuar për ta marr licencën e trajnerit të cilëtn do ta marr në fund të qershorit”, ka treguar Pirlo.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400