Këta janë trajnerët që synojnë vendin e Wenger te Arsenali

00:18 / E shtunë, 21 Prill 2018

 

Arsene wenger nuk do të jetë më në krye të Arsenalit, pas plot 22 vitesh në postin e trajnerit.

Arsenali nuk është mësuar të kërkojë trajner për ekipin pasi Wenger është që më shumë se dy dekada në atë pozitë, porse kësaj radhe është i detyruar të gjejë zëvendësim.

Pesë trajnerë janë në konkurrencë për ta marrë drejtimin e një prej klubeve më të mëdha angleze, ndërsa spekulohet që Wenger mund të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas kampionatit botëror ‘Rusia 2018’.

Mikel Arteta, Luis Enrique, Julian Nagelsmann, Patrick Vieira e Thierry Henry janë pesë kandidatët për të zëvendësuar francezin në këtë punë të vështirë.

Arteta është aktualisht ndihmëstrajner te City, kurse Henry e Vieira nuk kanë pasur përvojë në menaxhim. Ndërkaq, Nagelsmann shihet si opsion i vështirë pasi nuk dihet nëse ai është i gatshëm të ndërrojë shtetin, kurse Luis Enrique – ish trajneri i Barcelonës – ka thënë që oferta e radhës duhet ta bindë për ta marrë punën e re.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400