Kjo deklaratë e Simeones mund ta ndryshojë të ardhmen e Vrsaljko

23:37 / E diell, 29 Korrik 2018

Në Itali këto ditë është shkruar shumë për transferimin e Sime Vrsaljko te Interi.

Raportohej se Interi ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e mbrojtësit kroat, për të cilin do t’i paguante skuadrës spanjolle deri në 25 milionë euro.

Por, vështirë të besohet në finalizimin e këtij transferimi pas kësaj deklarate të fundit të trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone.

Trajneri argjentinas ka thënë se Vrsaljko ka bërë një botëror të mirë në Rusi, dhe se është lojtar shumë i rëndësishëm në formacionin e tij.

“Jam shumë i kënaqur me Vrsaljko. Ai luajti mirë në Kupën e Botës, ishte i pabesueshëm dhe mori vendime të rëndësishme në shumë situata”, deklaroi Simeone.

“Unë jam i kënaqur me suksesin e tij, dhe shpresoj që sezonin e ardhshëm ta vazhdojë me ne, sepse është pjesë e rëndësishme e ekipit”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2019 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400