Kjo është deklarata e pikëlluese e Kane pas humbjes nga Kroacia

23:50 / E mërkure, 11 Korrik 2018
Harry Kane është ndër lojtarët e parë të Anglisë që ka folur pas humbjes 2:1 nga Kroacia.

Anglia dështoi të kualifikohej në finale të Kupës së Botës.

Kapiteni Kane, është shprehur i dëshpëruar për humbjen, por thotë se anglezët duhet t’i mbajnë kokat lartë për këtë sukses.

“Është e vështirë, ne humbëm. Po ndihemi keq, por duhet të mbajmë lartë kokat tona. Ne shkuam përtej sesa të tjerët mendonin”, ka deklaruar Kane.

“Lëvdata të mëdha për tifozët, për të cilët më vije shumë keq”, ka vazhduar Kane.

“Kemi një gjeneratë të shkëlqyer, kemi ndërtuar bazën, dhe në të ardhmen do kemi vetëm progres. Jemi krenar me atë që kemi arritur, edhe pse kërkuam më shumë”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400