Klubi nga Premierliga hyn në garë për Dybalan (Foto)

11:52 / E enjte, 12 Janar 2017

 

Edhe Manchester United ka hyrë në garë për Paulo Dybalan.

Pas Real Madridit dhe Barcelonës në garë për yllin e Juventusit, Paulo Dybalan ka hyrë edhe Manchester United, shkruan The Sun.

Jose Mourinho po synon të forcoj repartin sulmues, dhe Dybala shihet si lojtari ideal për ta bërë një gjë të tillë.

Por, Dybala, i cili nga Juventusi vlerësohet 50 milionë funte, ka thënë se është i lumtur te Juventusi dhe nuk mendon të largohet nga kjo skuadër.

“Barcelona apo Real Madrid? Nuk ka oferta, për mua nuk ka probleme të vazhdojë kontratën me Juventusin”, ka deklaruar Dybala pas fitores ndaj Atalantas në Kupën e Italisë.

“Unë jam mirë në Juventus, agjenti im do të jetë në Torino në ditët e ardhshme për të biseduar për vazhdimin e kontratës. Unë jam duke menduar vetëm për Juventusin”, ka theksuar ai.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400