Kolumnisti zviceran kritikon ashpër Shaqirin dhe Lichtsteinerin

12:21 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

Kombëtarja e Zvicrës siguroi biletën për në Kampionatin Botëror që mbahet vitin e ardhshëm në Rusi.

Edhe pse eliminoi Irlandën e Veriut, Zvicra nuk pëlqehet nga disa tifozë dhe sidomos nga koluminsti i njohur, Kubilay Turkylmaz.

Kolumnisti kritikon kapitenin Stephan Lichtsteiner i cili tha pas kualifikimit se Zvicra është në gjendje të shkoj deri në çerekfinale të Kupës së Botës.

“Lichsteiner thotë se tani çerekfinalja është qëllimi kryesor, sigurisht se ai e ka thënë pas euforisë mbi kualifikimin”, thotë Turkyilmaz.

Ai gjithashtu thotë se ekipi i Zvicrës ka lojtar të mirë si Shaqiri dhe Xhaka, por nuk janë fenomen.

“Nëse Shaqiri ishte një fenomen, atëherë ai do të vazhdonte të luante në Bayern ose Inter. Dhe jo në Stoke”, shtoi kolumnisti i njohur

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400