Komisioni i Disiplinës dënon me dy ndeshje Shpëtim Duron

17:26 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

 

Komisioni i Disiplinës, në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka zyrtarizuar këtë të mërkurë vendimet e marra në lidhje me disa episode josportive që janë parë gjatë javës së kaluar në futbollin shqiptar.

Bie në sy ndëshkimi i ekipeve të Skënderbeut dhe Flamurtarit për sjellje të gabuar të spektatorëve me nga 100 mijë lekë secili, ndërkohë që Lushnja, për të njëjtën akuzë por që përsëritet, dënohet me një ndeshje pa tifozë kur të luajë si vendase, shkruan Top Channel.

Por ndëshkimi më i rëndë, nëse mund të quhet kështu, është ai që i jepet trajnerit Shpëtim Duro, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe shkelje të parimeve të “fair play”-t, gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes Kukësi-Flamurtari të datës 4 shkurt, me dy ndeshje pezullim dhe gjobë prej 100 mijë lekësh.

As lojtarët nuk kanë përfunduar të qetë javën e kaluar sportive, teksa futbollisti i Tiranës, Tonny Marwejje është dënuar me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti për sjellje antisportive ndaj një kundërshtari.

Të dënuar janë edhe disa lojtarë të ekipeve të kategorive më inferiore, si Jaupi i Naftëtarit me 4 ndeshje pezullim, Zacellari i Maliqit me 2 vite pezullim, Kukli i Domosdovës me 4 ndeshje pezullim, etj..

Kundër vendimeve të Disiplinës lejohet ankim brenda 3 ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400