Konfirmohet: Ylli i Chelseat arrinë marrëveshje me Milanin, nesër testet mjekësore

17:09 / E diell, 12 Gusht 2018

Mesfushori i Chelseat, Tiemoue Bakayoko do të arrijë sonte në Itali dhe do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore nesër në një marrëveshje prej 40 milionë euro.

Burimet e afërta me lojtarin tregojnë se dy klubet kanë arritur marrëveshje të plotë sot në drekë.

Ai do të arrijë në huazim për 5 milionë euro me opsionin e blerjes për shumën e 35 milionë eurove.

Bakayoko pritet të udhëtojë nga Londra drejt Milanos këtë pasdite, të pushojë në hotel dhe më pas t’ju nënshtrohet testeve mjekësore nesër në mëngjes.

Reprezentuesi francez mbushë 24 vjet javën tjetër dhe Chelsea pagoi 40 milionë euro për transferimin e tij nga Monaco verën e kaluar./IndeksOnline/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400