Kosova do t’i luajë dy ndeshje miqësore gjatë marsit në Paris

15:55 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

 

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajt të ardhshëm në kryeqytetin francez, njofton Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

FFK-ja po ashtu ka njoftuar se do të organizojë një kamp përgatitor në kryeqytetin francez, Paris, nga data 20 deri më 27 mars, në mënyrë që ta përgatisë ekipin e parë kombëtar sa më mirë, raporton Express.

Kosova do të përballet së pari me Madagaskarin më 24 mars, ndërsa në ndeshjen e dytë miqësore do të luajë kundër Burkina Fasos vetëm tri ditë më vonë.

“Federata e Futbollit e Kosovës, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Kombëtares A të Kosovës, do të organizojë një kamp përgatitor në Paris të Francës prej 20 deri më 27 mars. Së këndejmi FFK-ja ka rritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Madagaskarit dhe të Burkina Fasos që t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në Paris. Ndeshja kundër Madagaskarit fillimisht ishte paraparë të zhvillohet më 25 mars, por më vonë në pajtueshmëri të dy federatave është vendosur që ndeshja të luhet më 24 mars, derisa ndeshja kundër Burkina Fasos të zhvillohet më 27 mars. Ndeshjet do të zhvillohen në stadiumet prestigjioze të Parisit me rrethinë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400