Kuka godet politikanët: Madhëroni të huajt e nuk uroni sukseset tona

13:48 / E enjte, 12 Korrik 2018

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka i ka quajtur hipokrizi urimet e disa politikanëve të Kosovës për kalimin e Kroacisë në finale Botërorit të futbollit.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, deputetët Albin Kurti e Lumir Abdixhiku ishin vetëm disa prej politikanëve që shkruan për fitoren e Kroacisë ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Botërorit, derisa Kuka e ka konsideruar të tepërt madhërimin e shteteve tjera.

“Hipokrizia nese e kuptoj drejt! Plot politikana të Shtetit tim po madhërojnë sukseset e shteteve tjera e as që marrin mundin të urojnë sukseset e Sportistëve tonë”, ka shkruar Kuka.

“Ka që s’kanë uruar as medaljen e artë Olimpike! Golave të Xhakes dhe Shaqirit besa edhe të Januzajt u jam gëzuar edhe unë se janë Shqiptar edhe pse prezentojnë shtete të huaja por madhërimi i shteteve tjera e thurja e lavdeve pak e tepërt …Kaq për Botërorin e futbollin!!!” ka shkruar ai.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400