Lajm i keq për Milanin para derbit të qytetit kundër Interit

08:06 / E enjte, 12 Tetor 2017

 

Sulmuesi kroat i Milanit, Nikola Kalinic ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë ndaj Interit të dielen.

Lojtari ende nuk ka zhvilluar seancë stërvitore me Milanin këtë javë dhe derbin nuk mund ta shijojë, shkruan Sovrani.info

Vendin e tij do ta zë sulmuesi portugez, Andre Silva, i cili po kalon një moment fantastik.

Andre Silva ka shënuar në dy takimet e fundit që i zhvilloi me Portugalinë dhe 6 gola me Milanin në Europa League.

Por, Silva nuk ka gjetur golin ende në Serie A dhe ndoshta mund ta dhurojë atë në derbin e madh të qytetit të Milanos që zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400