Lajm i keq për Milanin, skuadra e madhe e Premierligës kërkon Donnarumman

20:54 / E enjte, 19 Korrik 2018

Largimi i mundshëm i Thiabut Courtois nga Chelsea ka bërë që këta të fundit të nisin të mendojnë për zëvendësimin.

Portieri belg po refuzon të sqarojë të ardhmen e tij, ku lidhet me një kalim te Real Madrid në Spanjë.

Kjo situatë ka shtyrë Chelsean të mendojë për pasuesin e tij.

‘Evenin Standard’ raporton se portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, është në listën e Chelsea si pasues i Courtois.

Te transferimi i Donnarummas te Chelsea mund të ndikojë edhe trajneri i ri, italiani Maurizio Sarri.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400