Lampard: Jam tifoz i Ramseyt, kam frikë se ai do të largohet nga Arsenali

12:32 / E martë, 13 Mars 2018


Frank Lampard, legjenda e Chelseat thotë se është një tifoz i madh i futbollistit uellsian, Aaron Ramsey.

Golashënuesi më i mirë në histori të Bluve të Londrës, ka frikë se Ramsey do të largohet nga Arsenali.

“Unë jam një admirues i Aaron Ramseyt, mendoj se skuadra e Arsenalit duhet të përpiqet ta sigurojë atë për të ardhmen afatgjate në klub. Nëse ai e ndjen se nuk është njeriu kryesor në Arsenal, kjo do të jetë një arsye që ai do ta lë klubin”, ka thënë Lampard.

27-vjeçari ka gjashtë gola dhe gjashtë asistime në 17 ndeshje të Premierligës këtë sezon, kurse ka shënuar tetë gola dhe shtatë asistime në të gjitha garat këtë sezon.

Kujtomë që për Aaron Ramseyn të interesuar janë klube të mëdha angleze dhe ato italiane, përfshi edhe Milanin e Gatussos.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400